Brazili shpall tre ditë zie për vdekjen e Pele

Qeveria e presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili largohet nga detyra të dielën, ka shpallur tre ditë zie për vdekjen e legjendës së futbollit Pele.

Një deklaratë të qeverisë thuhej se Pele ishte "një qytetar dhe patriot i madh, duke ngritur emrin e Brazilit kudo që shkonte".

Pasardhësi i Bolsonaros, presidenti i sapozgjedhur Luiz Inacio Lula da Silva, shkroi në Twitter se "pak brazilianë e kanë mbajtur emrin e vendit tonë aq sa ai e ka mbajtur".

Kujtojmë se ka ndërruar jetë pak orë më parë në Sao Paolo në moshën 83-vjeçare futbollisti legjendar brazilian Edson Arantes do Nascimento Pele.

Vitet e fundit, Pele kishte pasur shumë probleme shëndetësore, kishte pasur vështirësi në lëvizje pas një operacioni të kofshës në vitin 2012, ndërsa në shtator të vitit të kaluar i është hequr një tumor në zorrën e trashë, për të cilin ka qëndruar gati një muaj në spital, madje ka kaluar 12 ditë në repartin e kujdesit intensiv.

Që atëherë, ai është rikthyer disa herë në spital dhe fatkeqësisht gjatë vizitës së fundit, u konstatua se kimioterapia nuk i funksiononte më dhe u transferua në repartin e kujdesit paliativ, ku edhe vdiq.