VIDEO/ Merr flakë në ecje një makinë në autostradën Vlorë-Fier, tymi 'pushton' zonën, trafik i rënduar

Një makinë është djegur mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë- Fier, në zonën e Panajasë.

Syri.net sjell pamje ku shihet që flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, e ndërsa kjo ka shkaktuar edhe trafik të rënduar.

Nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit ndërsa dyshohet për defekt teknik.

Njoftimi
Sot, rreth orës 22:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja, një automjet me drejtues shtetasin Xh. K., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.