Sejamini për grupin Alibeaj: Parti guackë që e mban gjallë Rama! S'kanë anëtarësi, asgjë...

Neritan Sejamini thotë se pushteti i Enkelejd Alibeajt buron nga Edi Rama dhe se ai ka krijuar një "parti guackë" njëlloj si kompanitë guackë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se grupi Aliebeaj "mbahet gjallë" vetëm nga Edi Rama. 

"I gjithë pushteti që ka grupi Alibeaj, është pushtet që buron nga Rama. Nëse Rama nuk i mban të pompuar në media dhe nëse nuk i fton dhe i nxjerr, këta nuk kanë as anëtarësi asgjë.

Është opozitë fallco, si kompanitë guackë, që nuk kanë as përmbajtje as aktivitet dhe as kapital. Këta janë parti guackë, nuk kanë as anëtarësi, asgjë. Por, hyjnë në veprime institucionale.

Kjo quhet parti guackë. Është qeveria që e mban gjallë. Realisht opozitë janë Berisha-Meta, që kanë parti dhe qindra mijëra mbështetës, pra vota. Këta janë opozita që na jep zoti Rama të shikojmë, fasada", deklaroi Sejamini.