Tentuan të vidhnin makina, ndalohen tre të rinj në Zvicër, midis tyre një 17-vjeçar shqiptar

Tre të rinj kanë tentuar të vidhnin tre makina në një parking në Strobl, të Zvicrës, ditën e djeshme, ku midis tyre është një 17-vjeçar shqiptar. Ata ishin përkatësisht të moshës, 12 , 15 dhe 17 vjeç. Denoncimi ndaj tyre erdhi nga dëshmitarët okularë, të cilët panë gjithë skenën.

Dëshmitarët thanë se disa të rinj hynë në parkim ku gjendeshin dy vetura dhe iu afruan atyre. Pasi ata kanë lajmëruar policinë, të rinjtë kanë bllokuar daljen nga parkimi me një kamionçinë dhe vetë arritën të largoheshin në këmbë.

Gjithsesi, me ndihmën e një qeni shërbimi, oficerët gjetën tre djemtë në një makinë të parkuar. Njëri prej tyre kishte çelësin e njërës prej dy automjeteve të vjedhura. Autoritet bëjnë me dije se të rinjtë kishin vjedhur një kartë ATM dhe e përdornin atë për të blerë cigare.

Dymbëdhjetë vjeçari iu dorëzua prindërve, ndërsa 15-vjeçari dje 17-vjeçari shqiptarë u morën në pyetje nga policia. Të tjerët po merren ende në pyetje. Dy makinat e sekuestruara janë vjedhur në Shën Gilgen mbrëmjen e djeshme.