VIDEO/ Festa e fundvitit, Meta ia merr valles në Pogradec: 2023, viti i ndryshimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka festuar me drejtuesit dhe anëtarët e kësaj force politike në Pogradec, festat e fundvitit. 

Në llogarinë e tij të Facebook, Meta ka postuar video duke kërcyer. 

Kreu i PL ka përcjellë edhe një mesazh duke theksuar se viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit. 

Postimi
I lumtur të festoj me ekipin e mrekullueshëm të Partisë të Lirisë sot në Pogradec! Mirënjohje për sakrificat dhe qendresën e tyre të paepur! 2023 do të jetë viti i Ndryshimit dhe triumfit të Lirisë dhe dinjitetit qytetar.