ZYRTARE/ U transferua këtë verë, Bekim Balaj firmos 'divorcin' me ekipin turk

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj është larguar nga ekipi i tij Ankara Koçiorenguçu. Ky lajm është i bërë nga vetë futbollisti përmes një postimi në InstaStory.

Ai ka postuar një foto të vetën teksa ndodhet në fushë me fanellën e ekipit me mbishkrimin: “Faleminderit Ankara Koçiorenguçu”.

Rikujtojmë që Balaj u transferua këtë verë në ekipin turk. 31-vjeçari ka luajtur 9 ndeshje me fanellën e  Ankara Koçiorenguçu duke shënuar 3 gola.