Aksident në Elbasan, makina përfundon në kanal, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Jagodinë të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 4 persona ende të paidentifikuar.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.