Progni: Në AKSH po bëhet nami! Të inkriminuarit i japin të dhënat personale patronazhistëve në zgjedhje

I ftuar në Edicionin e Pasdites në 'Syri Tv' me moderatoren Armela Ferko ishte Gent Progni ekspert i IT ku komentoi të gjitha skandalet që kanë ndodhur në institucionin e AKSH.

Progni është shprehur se po të futemi më thellë në këtë institucion do të dalin probleme shumë të mëdha që të bëjnë të veshë duart në kokë.

Aty patronazhistët kanë akses në çdo pikë të jetës dhe përditshmërisë tonë duke u njohur me çdo të dhënë private që na ruhen me ligj.

"Në AKSH po ndodhin të gjitha atë që kemi përsëritur çdo ditë që kur dolën patronazhistët. AKSH është një incenerator i dytë, po t'i futemi thellë do të shohim probleme shumë të mëdha. Kompanitë nuk kanë bërë punën për të cilën u është dhënë tenderi.

Daniel Shima drejtor i lartë në AKSH kërcënon punonjësit e IT e institucioneve për të dorëzuar databazat, sepse përdorën për patronazhistët. Këtu çdo kush nga ne kontrollohet nga patronazhistët që nga rrogat, problemet, patentat, gjobat dhe çdo problem tjetër që kemi që janë shumë efikase.

Nga këto databaza kanë ndikuar dhe në anullimin e votimit nga diaspora sepse ata do ndikonin realisht në votimin në Shqipëri.

Të gjithë ministritë kanë qenë të lidhur me AKSH kjo u vërtetua nga hakerat iranian që ata kishin akses në të gjitha institucionet e vendit, ky është një skandal më i madhi që mund të ndodhi në një vend ku dalin të dhënat private të personave.

Kjo mbledhje të dhënash dënohet me lidh, unë kam bërë dhe një investigim te komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Ajo që unë kam vënë re që asnjë nga partitë politike që mbledh të dhëna dhe ka databaze nuk raportonin këtu, kjo kundër ligjit. Kemi një databaz nga patronazhistët që kanë të gjitha informacionet e mundshme ndërsa ky komisioner nuk ka asnjë informacion.

Çfarë përgjegjësie mund të presim nga Mirilinda Karcanaj e cila ka detyruar që punonjësit e AKSH të punojnë si operator të faqeve të Facebook të personazheve vip të politikës në Shqipëri duke pastruar dhe fshirë komente të personazheve politik.

Erisa Fero ka një detyrë në AKSH e cila merret me sektorin që ka aksese në TIMS dhe në disa databaze të tjera si doganat dhe tatimesh kjo është një degradim ku njerëz që janë të inkriminar dhe merren me krimin. Ky institucion duhet që të kontrollohet dhe personat që do të punojnë aty të kenë një certifikatë sigurie. Tani ky institucion punon i pavarur dhe nuk pyet asnjë, aty kemi kërcënime ndaj punonjësve të IT, imagjinoni se ku shkon guxim i tyre që për mua është të vendosesh duart në kokë."-tha Progni.