VIDEO/ Njerëz të maskuar ndezin kamionët e barrikadave në veri të Kosovës

Barrikadat në veri të Kosovës kanë nisur të largohen këtë të enjte. Serbët u dorëzuan pas 20 ditësh bllokimi të rrugëve, duke sjellë paralizimin e qarkullimit në disa vendbanime. 

Presioni i ndërkombëtarëve bëri që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të urdhërojë qarqet nacionaliste serbe në veri të Kosovës, të cilët ai i kontrollon, që të largojnë pengesat nga rrugët. 

Kamionë, autobusë dhe sende të tjera të forta kanë nisur të largohen. 

Ajo që bie janë njerëzit që janë afruar për të larguar barrikadat. Ata kanë qenë të maskuar, gjë e cila përforcon tezën e Prishtinës se barrikadat u ngritën nga njerëz të inkriminuar. 

Syri.net sjell pamje nga një prej barrikadave në veri të Kosovës ku duken persona të maskuar teksa ndezin mjetet e rënda që ka zënë rrugën dhe i largojnë prej aty.