Xhixho: Qeveria e Ramës ka braktisur arsimin! Dështon skema e degëve prioritare në universitete

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një statusi në rrjete sociale shprehet se qeveria e Ramës harton vetëm politika arsimore të destinuara për dështim.

Erisa Xhixho thekson se shifrat tregojnë qartë dështimin e radhës për programet e degëve prioritare. Sakaq, Xhixho u shpreh se qeveria s'ka prioritet arsimin dhe të rinjtë.

Statusi
Kjo qeveri harton vetëm politika arsimore të destinuara për dështim! Shifrat tregojnë qartë dështimin e radhës për programet e degëve prioritare.

? Vetëm 7 %  të studentëve janë regjistruar në degët me prioritet kombëtar në total janë 1236 studentë.

?Vetëm 89 studentë kanë aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, për degët që konsiderohen prioritet kombëtar. 

?Kjo qeveri nuk ka prioritet arsimin dhe të rinjtë!

?Kjo qeveri nuk rrit buxhetin për arsimin, as mundësitë për punësim me paga dinjitoze për ta.

?Kjo qeveri nuk rrit pagat për mësuesit, as për pedagogët!

?Kjo qeveri ka prioritet vetëm pagesat e inceneratorëve dhe PPP-të, për të cilat vetëm për vitin 2023 ka parashikuar të arrijnë 950 milionë euro.

??Shqipëria nuk mund të jetë vendi i mundësive të disave, në kurriz të shumicës!

Koha e llogaridhënies ka ardhur!