SYRI TV publikoi varfërinë e dy familjeve, Gjoka apel bashkisë të ndihmojë të varfërit

Tryezat e familjeve shqiptare këtë fundvit duket se do të jenë më të varfëra për shkak të çmimeve të shtrenjta.

Vetë qytetarët pohojnë se do të konsumojnë më pak ushqime këtë fundvit, ndërsa tregtarët thonë se ka një rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag festash ka rënduar xhepat e qytetarëve.

Tryezat e familjeve shqiptare duket se nuk do të kenë shumë larmishmëri këtë fundvit, për shkak të rritjes së çmimeve.

Për Syri Tv qytetarët shprehen se çmimet janë të larta krahasuar me nivelin e rrogave dhe pensioneve, teksa një pjesë e tyre thonë se këtë fundvit do të konsumojnë më pak ushqime.

Tregtarët e fruta-perimeve shprehen se çmimet e produketeve që ata tregtojnë janë brenda normave, por fuqia blerëse ka pësuar rënie shumë të ndjeshme këtë vit, kjo sipas tyre për shkak të papunësisë dhe shpopullimit të vendit.

Prej disa muajsh vendi ynë po përballet me rritje të çmimeve në sektorët kryesorë, përfshirë këtu edhe ushqimet, të cilat gjatë periudhës së fundvitit shtrenjtohen edhe më shumë.