‘EURO-socialistë’/ Noka: Trafikantja Erisa Fero, krenaria e administratës të mbushur me patronazhistë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar pas publikimit të lajmit se specialistja e AKSHI-t Erisa Fero e cila u arrestua në një operacion të Policisë së Korçës si pjesë e një rrjeti që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.
Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se, Erisa Fero përdorte distinktivin e institucionit për të kaluar kanabis me automjetin e saj në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Nokës, trafikantja e drogës Erisa Fero është krenaria e kësaj administrate të mbushur me patronazhistë, sekserë dhe trafikantë, të gjithë EURO-socialistë.
Postimi i plotë:
Trafikantë, sekserë dhe patronazhistë. Vjedhje dhe drogë.
Pas arrestimit të punëmbaruarës Viola Sterjo, drejtoreshë e Lali Euros, e deleguar në Korçë për zhvatje, radhën e ka Erisa Fero, "specialiste" në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nga ku rrodhën të dhënat personale të shqiptarëve.
Erisa Fero përdorte distinktivin e institucionit për të kaluar kanabis me automjetin e saj në Maqedoninë e Veriut.
58 kilogramë kanabis!
Trafikantja e drogës Erisa Fero është krenaria e kësaj administrate të mbushur me patronazhistë, sekserë dhe trafikantë, të gjithë EURO-socialistë.
I bëj thirrje të gjithë qytetarëve t'i japim fund kësaj administrate të fëlliqur!