‘Turp dhe krim’/ Berisha: Vdekja e qytetares në zyrën e Sefës u fsheh për arsye politike
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër për fshehjen e vdekjes së qytetares në zyrën e kryetares së Bashkisë së Lushjes, Eriselda Sefo, ku sipas ish-kryeministrit, arsyeja është takimi i drejtuesit politik të këtij qarku, Taulant Ballës me FRESH-in.
‘Turp dhe krim, vrasje për së dyti e viktimës me censurimin e vdekjes së saj për motive politike’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Vdekja e qytetares në zyrën e kryetares së Bashkisë së Lushnjes u mbajt e fshehtë për 24 orë!
Arsyeja: Takimi i Ballës me FRESH-in!
Turp dhe krim, vrasje për së dyti e viktimës me censurimin e vdekjes së saj për motive politike.
?Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje zoti Berisha. Un jam nga qyteti i Lushnjes dhe desha te thoja qe ngjarja e vdekjes se asaj zonjes ne zyren e kryetares se Bashkise se Krimit u mbajt e fshet deri sot sepse ajo vdiq dje dhe monstra Taulant Balla kishte takimin me FRESH.
⬆️ Ja prova dhe ndaj nuk e nxorren qe dje ket lajm. Kam besim ne reagimin tuaj.