VIDEO-SYRI TV/ Rama tenton të sfumojë vdekjen e 48 vjeçares: 8 milardë lekë për shtresat në nevojë

Në ditën kur 48-vjeçarja, Shpresa Cani humbi jetën në Bashkinë e Lushnjes, pas debateve për ndihmën ekonomike, kryeministri Edi Rama tentoi të sfumojë këtë lajm, duke njoftuar një paketë në ndihmë të njerzve në nevojë, në vlerën e 8 milardë lekëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri  deklaroi se nga kjo pako do të përfitojnë, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftesi të kufizuar por edhe punonjësit e shtetit. 

‘Qeveria po mbyll ‘Pakon e Madhe’ në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit - duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje. Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit’, shkruan Rama.

Rama e përmbylli reagimin e tij, duke thënë se volumi i mbështetjes financiare, në shtresave në nevojë, në vitit e qeverisjes së tij, është disafish më i lartë, se gjithë qeveritë e marra së bashku, duke u munduar të jusitifikohet pas lajmit për vdekjen së 48- vjeçares, e cila gjeti vdekjes, në Bashkinë e Lushnjes, ku  kishte shkuar për t’u interesuar për nderprerjen e ndihmës ekonomike.