Petrit Vasili: 'Rikthimi i basteve, dhurata që Rama ka rezervuar për shqiptarët'

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një komunikatë për mediat ka reaguar në lidhje me njoftimin e qeverisë për rikthimin e basteve sportive në vend, teksa ka thënë se kryeministri Rama ua rezervoi si dhuratë qytetarëve për festa këtë lajm.

Vasili shtoi se vetë Rama në paralament kishte deklaruar se bastet ishin një dëm shkatërrimtar i ekonomisë së familjeve në vend dhe një burim stresi për qytetarët, ndërsa sot kërkon t’i rikthejë për t’ua kaluar njerëzve të tij.

Deklarata e Vasilit:

Edi Rama ka vendosur të rikthejë ligjin e basteve përsëri, pikërisht atë ligj të cilin e hoqi vetëm 2 vjet më parë. 

Pyetja që shtrojnë të gjithë shqiptarët është kush e kapi prej fyti Edi Ramën dhe e bëri të marrë një vendim të tillë? Por për ta kuptuar më mirë flet video që do të shohim më poshë. 

Pra, Edi Rama i cili na tregonte që 68% e atyre që luajnë bixhoz kanë nisur të luajnë në moshën 10-15 vjecc. 

Mbi 700 milionë euro qarkullojnë janë paratë që qarkullojnë në kompanitë e basteve. Edi Rama ka deklaruar vetë se ka porositur dhe studim që provonte dëmin shkatërrimtar nga bastet. 

Bastet ishin shkaktar të stresit të jashtëzakonshëm dhe të konflikteve familjare nga më të rëndat, deri në shpërbërjen e familjes apo dhe krimi në familje. 

Bastet administroheshin nga njerëz të inkriminuar. Bastet një nga burimet shumë të rëndësishme të krimit të organizuar. 

Edi Rama do të miratojë një ligj, pasi e ka rrëzuar për këto arsye kaq të rënda. Edi Rama e bën këtë sepse heqja e ligjit iu desh për të larguar ata që e zotëronin atë rrjet dhe për ta rrëmbyer në duart e veta dhe të klientëve të tij. 

Edi Rama nuk gjen dot zgjidhje dhe qahet se ka prodhim masiv të ullinjve, e nuk ngre dot asnjë laborator për të certifikuar cilësinë e vajit të ullirit shqiptar por në mendje ka të rrëmbejë para me baste, me koncesione, me inceneratorë, e tendera. 

Në rast se Maqedoni fqinje do të kishte prodhimin e ullinjve të Shqipërisë, nuk do të kishte mbetur asgjë pa shitur dhe do t’i ndihmonte fermerët ashtu sicc ka bërë dhe bën vazhdimisht. Ndërsa Edi Rama si peng içdo operacioni të pisët financiar dhe korruptiv e ka mendjen vetëm tek të tilla ligje që rrëmbejnë para, sicc janë bastet, Porti i Durrësit, aministia fiskale dhe asnjëherë administrimin e një qeverie që punon për popullin dhe që nuk është e korruptuar. 

Cdo ditë me Edi Ramën në pushtet do të thotë një lajm i keq përçdo shqiptar dhe familje shqiptare. 
Largimi i tij është zgjidhja e vetme.