Gazetari: Tani është e faktuar përfundimisht se AKSHI është organizatë e strukturuar kriminale

Nga Klodian Tomorri

Përfundimisht tashmë është e faktuar se AKSHI është organizatë e strukturuar kriminale.

Me definicion ndërkombëtar, organizatë e strukturuar kriminale quhesh kur ke më shumë se tre anëtarë që kryejnë veprimtari kriminale.

Tek AKSHI qenka fole. Aty paska spaçatorë, trafikantë, zhvatës, mashtrues. Dy i kapen dje.

Një i tretë në nivele shumë të larta ka rënë në rrjetën e prokurorisë dhe po e mënjanojnë me lezet.

Vrasës nuk kanë zbuluar akoma deri tani, por ka kohë edhe për këtë.

Hajde se me shpresë do gjejnë dhe ndonjë zyrtar normal, që nuk merret me trafik apo zhvatje aty brenda. Dhe respekt për këdo që është ashtu.

Por një rekord e kanë vendosur ndërkohë. Janë organizata e parë që ka në përbërje trafikantë ndërkombëtarë, që janë certifikuar me certifikatë antikorrupsion 800 milionë lekëshe.