Manchester United gjen zëvendësuesin e Ronaldos, gati të rikthejë në Premier League sulmuesin spanjoll

Mançester Junajtid është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi i cili do të zëvendësojë Kristiano Ronaldon. Emri i fundit që përflitet është ai i Alvaro Moratës.

Siç raporton “ESPN”, spanjolli mund të kalojë te “Djajtë e Kuq” në formën e huazimit me të drejtën e blerjes.

Ky mund të jetë rikthimi i dytë i Moratës në Premier League, ku më parë luante dhe për Chelsean në vitet 2017-2019.