FOTO/ Vajza 5 vjeçe i shpëton jetën vëllait të vogël pas vdekjes në aksident të prindërve

Një vajzë 5-vjeçare i shpëtoi jetën vëllait të saj të vogël pasi një aksident me makinë vrau prindërit e saj, duke i lënë tri fëmijë të vegjël të bllokuar në rrënoja për më shumë se dy ditë në një pjesë të largët të Australisë Perëndimore rurale, raportoi Nine News, CNN.

Në një deklaratë, Policia e Australisë Perëndimore tha se “Land Rover Discovery” i familjes u gjet të martën në mëngjes në Kondinin, rreth 280 kilometra në lindje të kryeqytetit shtetëror Perth.

Prindërit Cindy Braddock, 25 vjeç dhe Jake Day, 28 vjeç, u deklaruan të vdekur në vendngjarje, tha policia.

Tri fëmijët e tyre i mbijetuan aksidentit, por mbetën të bllokuar në automjet me prindërit e tyre të vdekur, në temperatura të larta, derisa u zbuluan nga një i afërm i shqetësuar.

Familja prej pesë anëtarësh – duke përfshirë vajzën dhe dy vëllezërit e saj, të moshës 2 dhe 1 vjeç – ishin raportuar të zhdukur një ditë më parë kur nuk arritën në festën e Ditës së Krishtlindjes.

I afërmi Michael Read tha se vajza 5-vjeçare i shpëtoi jetën vëllait të saj më të vogël duke e çliruar atë nga ndenjësja e foshnjes.

 “Nëse nuk do të ishte 5-vjeçarja që ta zbërthente nga shtrëngimi pas sediljes së makinës, 1-vjeçarin, ai nuk do të ishte me ne sot,” tha Read. "Ajo ndoshta nuk do ta dijë këtë edhe për disa vjet."

Vështirësitë e tyre u përkeqësuan nga temperaturat e larta, tha Read. “Ata kishin të ngecur në makinë për 55 orë në një nxehtësi prej 30 gradësh Celsius "Askush nuk e di se çfarë kanë kaluar."

Fëmijët u dërguan në spital me dehidrim të rëndë, tha policia. Ata mbijetuan me lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të dalin nga spitali në ditët në vijim, raportoi Nine News.