Serat e kanabisit në Berat/ Prokuroria vendore shpall mos kompetencën, dosja mbërrin në SPAK

Prokuroria vendore në Berat ka marrë vendimin për të përcjellë dosjen e serës së kanabisit ku u arrestuan 11 persona dhe mbahen nën hetim 95 gra në SPAK.

Prokurorët kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime që aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale. Lidhur me zbulimin e serave u sekuestruan rreth 800 kg kanabis për përpunim, ndërsa u përjashtuan nga policia dhe u ndëshkuan me ulje në gradë një sërë zyrtarësh të policisë së Beratit.