Ngjarjet e fundit, Braimllari: Rilindja e përfshirë e tëra në korrupsion, trafik dhe abuzim me pushtetin

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka reaguar në lidhje me ngjarje te fundit ku drejtoresha e AKSHI-t Erisa Fero është arrestuar nga Policia Kriminale e Korcës, si pjesë e një grupi që kryente tregtinë e drogës si dhe për arrestimin e drejtoreshës së Mjesidit në bashkinë e Tiranës Viola Sterjo nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Braimllari shkruan në postimin e tij se e tërë Rilindja është e përfshirë në korrupsion, trafik dhe abuzime me pushtetin.

Sipas Braimllarit ata marrin përsipër të bëjnë sekserin e tenderave, fondeve të bujqësisë dhe së fundi dhe shoferin e transportimit ë lëndëve narkotike.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë e mbyll postimin:

‘’Ky pushtet i kalbur, abuzues dhe trafikantësh duhet të marri fund.’’

Statusi i Plotë i Endrit Braimllarit:

Rilindja e përfshirë e tëra ne korrupsion, trafik dhe abuzim me pushtetin.

Marrin përsipër të bëjnë sekserin e tenderave, fondeve të bujqësisë dhe së fundi dhe shofer për transportimin e lëndeve narkotike.

Ky pushtet i kalbur, abuzues dhe trafikantësh duhet të marri fund.