SPAK mbyll hetimet, gjyqtarja Zamira Vyshka akuzohet për korrupsion

SPAK ka mbyllur hetimet, për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë.

Për këtë çështje SPAK ka marrë të pandehur 5 persona, ku përveç Vyshkës e Pashajt të pandehur janë marrë edhe 3 familjarë që do ndërhynin tek gjyqtarja për uljen e dënimit të Xhulio Musait.

SPAK i ka komunikuar akuzën të martën ku ajo do përballet me drejtësinë për akuzën, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Të mërkurën akuzat i janë komunikuar edhe Taulant Romallarit dhe Adrea Tiranës.

Romallari akuzohet për korrupsion, ndërsa Tirana për moskallëzim. Ndërsa këtë të enjte SPAK do ti komunikojë akuzën e korrupsionit edhe avokatit Ilir Pashaj. Pas komunikimit të akuzave, pritet që dosja ndaj ish-gjyqtares e personave të tjerë ti kalojë SPAK.