Pacienti me kancer që po vdiste përdori kanabis për dhimbjet, spitali thërret Policinë

SHBA - Personeli i spitalit në Kansas thirri policinë për një burrë që vdiste nga kanceri, i cili po përdorte produkte kanabisi për të përballuar dhimbjet e tij, një incident që ka ngjallur zemërim dhe ka ripërtërirë thirrjet për të rimenduar ligjet strikte të shtetit mbi kanabisin.

Ngjarja ndodhi në mes të dhjetorit, kur policia në qytetin Hays tha se dy oficerë u shfaqën në dhomën e spitalit të pacientit me kancer për t'i lexuar atij nenet e shkeljes së ligjit për drogë. Policia i mori edhe një pajisje avullimi dhe një produkt kanabisi, që personeli i spitalit i kishte konfiskuar tashmë.

Pavarësisht se më vonë, Departamenti i Policisë hoqi dorë nga kërkesa e ligjit që pacienti me kancer të paraqitej në gjykatë, lajmi mbi incidentin nxiti debatin mbi kriminalizimin e vazhdueshëm të kanabisit në Kansas, një nga tri shtetet amerikane që nuk e ka legalizuar produktin në asnjë kontekst.

Ndërsa ishte i lumtur që akuza kundër babait të tij u hoq, Lee Bretz, djali i pacientit, tha se incidenti ishte "poshtërues" për të atin dhe e kishte lënë atë "shumë të mërzitur".

Babait të tij, i cili ka kancer të pashërueshëm, iu tha se "duhet të paraqitet" për posedim droge, tha Bretz. “Po ai nuk mund të shkojë në gjykatë. Ai është i shtrirë në shtrat. Ai nuk mund të lëvizë as këmbët.”

“Sikur të kishin treguar më shumë dhembshuri dhe të mos kishin bërë asgjë,” tha djali i tij për oficerët që iu përgjigjën incidentit.

Greg Bretz, 69-vjeçari pacient me kancer, fillimisht i tha një kolumnisti të opinionit për “Ëichita Eagle” se ai ishte "shtrirë në shpinë" në shtratin e tij të spitalit dhe se ai kishte përdorur një pajisje avullimi dhe kishte përtypur pak pastë THC mbi  bukë për të përballuar dhimbjet e sëmundjes së tij.

Një mjek i kishte thënë se ishte mirë “të bënte çfarë të donte nëse e bënte të ndihet më mirë”, pasi nuk kishte mbetur asnjë trajtim mjekësor për të përveç kujdesit, tha ai.

Më 19 dhjetor, personeli i spitalit kontaktoi departamentin e policisë Hays në lidhje me një pacient që po thithte avuj kanabisi në një dhomë spitali, se "ata ishin të shqetësuar për një rrezik të mundshëm zjarri" dhe gjithashtu se posedonte THC, "e cila është e paligjshëm në shtetin e Kansas",  tha shefi i policisë Don Scheibler.

Një raport fillestar i ndërveprimit të policisë me pacientin me kancer si një "bastisje në dhomën e spitalit të Krishtlindjeve" ishte i pasaktë, tha Scheibler. "Nuk ishte një bastisje."

Scheibler tha se kishte shqyrtuar një regjistrim audio të ndërveprimit të dy oficerëve me pacientin në dhomën e spitalit, për të cilin ai tha se zgjati "më pak se tetë minuta" dhe në të cilin oficerët ishin "të sjellshëm, të matur, të respektueshëm" ndaj pacientit të frustruar.