Shembja e gurëve/ Bllokohet rruga në Gryk Çajë të Kukësit

Shkarje masive dheu në rrugën që lidh Kukësin me njësinë administrative Grykë Çajë.

Fshatrat Caje, Shkinak, Fshat e Buzëmadhe ndodhen të izoluar.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve dhe emergjencave të bashkisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka kërkuar ndihmën e Emergjencave Civile e Ministrisë së Mbrojtjes dhe grupe ekspertësh nga Instituti i Gjeologjisë për vlerësimin e situatës.

Poshtë shkarjes ndodhen edhe banesa të Bushtricës por edhe rruga nacionale Kukës Peshkopi.