", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/29/auto_messiiii1672307220.png", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Ndryshe nga herët e tjera, Messi e 'djeg' në festë

Lionel Messi po jeton me gjithë zemër çdo moment pas fitores së Kupës së Botës në Katar.

Festimet në Argjentinë për yllin e tretë në fanellë duket se nuk kanë fund.

Të gjithë lojtarët e festuan titullin në mënyrën e tyre dhe u kthyen në vendlindjet e tyre për ta shijuar me bashkëqytetarët e tyre.

I fundit që ka dalë në dritë është Leo Messi, i cili u kap në video duke festuar e duke kënduar këngën e famshme “Muchachos”.

Messi shkoi në Rosario për të takuar mikun e tij Luis Suarez dhe për të kaluar pushimet e krishtlindjeve së bashku.

Megjithatë, gjatë pushimeve, ylli argjentinas vazhdoi të festonte titullin dhe nuk humbi rastin të këndonte këngën që shoqëroi kombëtaren gjatë gjithë turneut. Gjithmonë pranë tij është bashkëshortja e tij bukuroshe, Antonella Roccuzzo.