Sa miliardë klikime ka arritur Rita Ora në Spotify

Këngëtarja Rita Ora, është  një nga artistet më të dëgjuara të pop-muzikës.

Ndonëse në kohën kur e filloi karrierën, nuk kishte shërbime online të transmetimit muzikor, Rita prapëseprapë arriti që me kalimi e viteve të shënonte shifra të larta dëgjimesh edhe në platformat moderne të muzikës si: iTunes, Spotify, Apple Music, Shazam e të tjera.

Madje, vetëm në Spotify ajo ka arritur mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj. Lajmi është bërë i ditur nga një prej fansave të faqes së këngëtares, e cila shkruante: “Rita Ora ka arritur 6.1 miliardë dëgjime në Spotify falë të gjitha këngëve të saj”.

Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory edhe nga vet artistja interpretuese e hitit “I Will Never Let You Down”. Rita Ora përndryshe ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj, ku mes të tjerash do të publikojë edhe albumin e saj të ri në janar.