Ofertë ‘faraonike’ për Enzo Fernandez, anglezët e duan me çdo kusht

Chelsea është gati të bëjë transferimin më të madh në historinë e klubit dhe të sjellë argjentinasin nga Benfica, Enzo Fernandez për 130 milionë euro.

Zyrtarisht lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Katarit dhe lojtari që kënaqi me paraqitjet e tij, ditët e fundit është lidhur me shumë nga klubet më të mëdha në botë, dhe është thuajse e sigurt që ai do të vazhdojë karrierën në klubin që Benfica do marrë dëmshpërblimin më të lartë.

Edhe pse u përmend se Manchester United dhe Real Madridi fillimisht duhet të luftojnë për shërbimet e tij, Chelsea tashmë i është bashkuar garës dhe sipas mediave në Portugali, ata janë gati të thyejnë rekordin e klubit dhe të paguajnë një dëmshpërblim prej 130 milionë eurosh.