Rabiot tregon se çfarë e mërzit më shumë te Mbappe: Është i bezdisshëm dhe stresues

Mesfushori i Francës dhe Juventusit, Adrien Rabiot, ka zbuluar se çfarë është ajo që e mërzit në lidhje me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Të dy ata ishin pjesë e skuadrës së Francës që arriti në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”, ku Mbappe shënoi një tripletë.

Kjo nuk mjaftoi për të siguruar një fitore të dytë radhazi të Kupës së Botës, pasi Argjentina e Leo Messit fitoi me anë të goditjeve të penalltive.

Tani, pak më shumë se një javë më vonë, Rabiot ka folur në një intervistë për turneun dhe Mbappe.

Rabiot u pyet nëse ka diçka që e mërzit te Mbappe.

“Kylian më mërzit kur ndryshon zërin në një intervistë”, tha Rabiot me shaka.

“Kur jemi bashkë, ai flet normalisht, por kur jep intervistë, zëri i tij ndryshon, nuk e di pse. Është i bezdisshëm dhe stresues”, tha Rabiot.