‘U zunë për një vajzë’/ Sherri mes 2 policëve ndodhi gjatë festës së punës

Ervis Hasa dhe Redi Mato janë 2 efektivët e Elbasanit, të cilët në datën 21 kanë pasur një konflikt. Atyre iu është njoftuar që në atë datë pezullimi nga detyra dhe nisja e procedimit penal për shkelje të rëndë disiplinore.

Burime për SYRI-n, nga gazetarja Bleona Sari, bëjnë me dije se mes dy efektivëve ka pasur konflikte edhe më herët dhe në mes të këtij konflikti dyshohet se ka qenë një vajzë.

Sipas burimeve, konfliktet kanë qenë të vazhdueshme edhe brenda dhe jashtë orarit të punës.

Ditën që ndodhi ngjarja, dy efektivët kanë qenë në një festë kolektive.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Ervis Hasa dhe Redi Mata kanë rreth 2-3 vite që janë punonjës të policisë në Elbasan, por dyshohet se njiheshin me njëri-tjetrin më herët.