Koronavirusi po 'vlon' në Japoni, shënohen 415 vdekje në 24 orë

Paniku mbizotëron për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Japoni. Vendi njoftoi sot, të mërkurën 415 vdekje për shkak të komplikimeve të Covid-19, numri më i lartë i tillë për një ditë të vetme, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendi gjithashtu regjistroi 216,219 raste të reja me koronavirus, 4 për qind më shumë nga një javë më parë, treguan të dhënat, duke iu afruar një niveli rekord prej 260,000 infeksionesh në ditë në gusht.

Në 7 ditët e fundit, Japonia kishte numrin më të lartë në botë të rasteve të konfirmuara të Covid-19 dhe numrin e dytë më të madh të vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.