Emrata dhe Pete i japin fund romancës së tyre

Epo tashmë lidhja e tyre sapo mori fund!

Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski janë ndarë nga njëri-tjetri, kështu ka raportuar Page Six.

Modelja u nda Sebastian Bear-McClard në shtator dhe më pas u lidh me Pete në nëntor.

Dhe ata u fotografuan së bashku në ndeshjen e Knicks po atë muaj.

Por Davidson kohët e fundit u pa disa herë me yllin e “Bodies Bodies Bodies”, Chase Sui Wonders, ndërsa Ratajkowski u fotografua me artistin Jack Greer.

Tashmë rrugët e tyre janë ndarë. Një burim shton se kështu është “më mirë për të dy”.

Javën e kaluar Davidson u pa tre herë në shoqërinë e Wonders. Ata u panë jashtë banesës së tij, duke bërë pazar së bashku në Brooklyn.

Ndërkohë edhe Ratajkoëski po e shijon kohën në skenën e takimeve.

Ajo u pa së fundmi në një takim javën e kaluar duke u “përkëdhelur” me Greer.

Në nëntor ajo u pa në një takim me DJ Orazio Rispo. Dyshja ishin fotografuar duke u puthur në Neë York City në tetor.

Ajo gjithashtu njoftoi javën e kaluar në podkastin e saj “High Low” se ajo iu bashkua një aplikacioni takimesh.

“Më shumë ndihesha e sfiduar, se shumë njerëz më thonin mos e bëj këtë gjë”, tha modelja bukuroshja.