FOTO/ Tiranë: Shkrumbohet lokali i dekoruar me dru, zbardhet shkaku

‘Votra’ është lokali në zonën e Brrylit që u përfshi mbrëmjen e së martës nga zjarri. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Në momentin që lokali është përfshirë nga flakët, brenda ambienteve ka qenë pronari dhe dy punonjës, të cilët nuk kanë marrë lëndime, pasi kanë dalë jashtë ambienteve dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Ndërkohë dëmet kanë qenë të konsiderueshme për shkak se lokali ka qenë i dekoruar me drru.

Gjithashtu dëme ka pësuar edhe një lokal tjetër, pasi kanë qenë ngjitur me njëri-tjetrin.