Shira të dendur dhe përmbytje në Filipine, 25 të vdekur dhe 26 të zhdukur

Në Filipine, numri i të vdekurve ka shkuar në 25, 26 rezultojnë të zhdukur dhe 9 të plagosur, si pasojë e shirave të dendur dhe përmbytjeve që shkatërruan një pjesë të vendit gjatë fundjavës së Krishtlindjeve. Kjo është bërë e ditur nga agjencia kombëtare për reagim ndaj fatkeqësive.

Rreth 400,000 njerëz janë prekur, mbi 81,000 prej të cilëve janë ende në vendstrehime. Nga 25 të vdekurit, 16 u regjistruan në rajonin e Mindanaos së Veriut në jug të vendit dhe 12 nga 26 të zhdukur janë nga rajoni lindor Bicol. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë.