FOTO/ Shkrumbohet nga zjarri lokali i njohur te Brryli

Një bar kafe është përfshirë nga zjarri rreth mesnatës në zonën e Brrylit, në kryeqytet. 

Flakët kanë shkrumbuar bar "Votra", lokal i njohur në këtë zonë.  

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët, por ndërhyrja nuk ka dhënë rezultat, teksa flakët janë përhapur edhe te një lokal tjetër ngjitur. 

Zjarri ka qenë i përmasave të frikshme aq sa ka rrezikuar edhe jetën e banorëve në pallatet ngjitur.

Nuk dihet ende nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. 

Policia reagoi për ngjarjen: 

"Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes".