Iva Grillo: Qeveria e ka bërë normë, strategjinë e poshtërimit të njerëzve

Aktivistja dhe ekspertja e komunikimit publik, Iva Grillo, ishte e ftuara e sotme në ‘A Show’ në SYRI TV me Adi Krastën.

Gjatë bisedës me Krastën, Grillo është shprehur se, në Shqipëri qeveria e ka bërë normë strategjinë e poshtërimit të kundërshtarit dhe të qytetarit.

‘Unë mendoj se, çdo njeri që ka respekt për veten dhe ka atë lloj hapësirë, duhet të ngrejë zërin kur shikon padrejtësi, apo arrogancë të tejskajshme, pavarësisht se nga kush vjen.

Në momentin aktual vjen nga pushteti në mënyrë të vazhdueshme. Përgjithësisht arroganca vjen nga pushteti, por ajo që shikojmë në Shqipëri këto vitet e fundit, duket se arroganca, apo strategjia e poshtërimit, është bërë normë.

Që në fillim të pushteti të Ramës ka nisur kjo strategji. Është bërë një punë strategjike shumë e fortë për një ndarje, mes nesh dhe ata. Shoqëria duke u munduar që të denigrojë kundërshtarin, rivalin e tij politik, në një farë mënyre ja ka shtrirë këtë edhe të gjithë mbështetësve politikë’, u shpreh ndër të tjerash, aktivistja Iva Grillo në SYRI TV.