Blushi: Qindra familje në Shkodër në mjerim, qeveria paguan mln € për inceneratorë që s'ekzistojnë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka denoncuar varfërinë ekstreme të qindra familjeve në Shkodër. Me anë të një postimi në facebook Blushi shprehet se qeveria paguan çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe nuk shpenzon asnjë qindarkë për familjet më në nevojë të cilat nuk kanë ndihma as për festat e fundvitit.

Postimi i plotë i Tedi Blushit

VARFËRIA NË SHKODËR, SI "POEMA E MJERIMIT" TË MIGJENIT!

Qindra familje në Shkodër, të braktisura dhe të zhytyra në varfëri ekstreme nga "Rilindja", mezi presin ndihmat sociale nga vullnetarët për të mbijetuar.

Një mjerim migjenian krejtësisht i pamerituar që dhemb në shpirt dhe që shkaktohet vetëm nga megavjedhjet që qytetarëve u bëhen çdo ditë nga Edi Rama dhe banda e tij.

Qeveria që paguan çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, nuk shpenzon asnjë qindarkë për familjet më në nevojë për të cilat nuk ka as Krishtlindje dhe as festë të Vitit të Ri!

Ndaloni kontratat qindra milonë euro koncensionare dhe shpërndani këto fonde për të pamundurit!

Boll u zhgryhet në luksin që keni ngritur mbi zhvatjen dhe mjerimin e popullit!