VIDEO/ Manjani: Edi Rama shkel çdo ligj dhe çdo vendim, nuk ka limite në pushtetin e tij

Për juristin Ylli Manjani, Edi Rama nuk njeh sot limite në pushtetin e tij.

Duke folur në ‘A Show’ në SYRI TV me Adi Krastën, Manjani është shprehur se, Edi Rama shkel çdo ligj dhe çdo vendim gjykate, dhe nuk do të ja dijë për to.

‘Sali Berisha ka pasur limite në pushtetin e tij, edhe pse është politikanë i fortë, e respektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Strasburgut. Pushteti i sotëm i ka kaluar të gjitha këto barriera, nuk ka kufi, është i palimitshëm.

Nuk ka limite as në fonde, as në përdorimin e parave publike, respektimin e të drejtave të njeriut, respektimin e pronës. Prona sot është e prekshme. Pronën nuk e preknim ne të tjetër. Kishte shumë probleme, por nuk e prekshim.

Kishte limite, kurse Edi Rama nuk njeh limite në pushtetin e tij. Dhe këtë nuk e ka bërë në një ditë, por pak e nga pak duke provokuar, e duke ecur para’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.