SYRI TV/ Tregu për vajin e ullirit, Krifca nuk jep zgjidhje: U mbollën më shumë seç ishin planifikuar

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, nuk ka një zgjidhje për prodhuesit e vajit të Ullirit, të cilët, kanë prodhim të lartë, por nuk kanë treg ku ta shesin  produktin e tyre.

Në një  dalje për mediat, pas mbledhjes se qeverisë, ministrja pranoi dështimin e politikave për këtë  problematikë, duke e justifikuar këtë çështje, me faktin që janë mbjellë më shumë peme, se sa ishin planifikuar. 

Ministrja e Bujqësisë, u shpreh e hapur për të dialogur edhe me kolegun e saj, socialist, Erjon Braçen, por nuk kishte një argument konkret, se përse qeveria ka refueuar propozimet e tij, në ndihmë të bujqve. 

Gjatë seancës së fundit plenare, mazhoranca rrëzoi disa propozime të deputetit sociallist Braçe, për një fond shtesë për bujqësinë, ndërsa ish zv.kryeministri akuzoi AZHBR-në dhe minitrinë për klientelizëm.