Rama thyen sërish embargon me Rusinë/ Gazetari: Tre anije me mallra ruse drejt Durrësit

U bë e disata herë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thyer embargon me Rusinë pasi anije që nisen nga portet ruse mbërrijnë në Portin e Durrësit në një periudhë që BE-ja i ka vendosur embargo produkteve ruse.

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar një tjetër rast, ku sipas tij Rusia kryeson në Durrës.

‘Tre anije me mallra ruse janë nisur nga portet ruse drejt Durrësit dhe pritet mbërritja e tyre deri në datë 30’, shkruan Çollaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Rusia kryeson në Durrës!

Tre anije me mallra ruse nisen nga portet ruse drejt Durrësit dhe pritet mbërritja e tyre deri me datë 30..

Kujt i plasi për embargon...