KFOR nis hetimin për të shtënat pranë patrullës së tij në Veri

KFOR ka lajmëruar përmes një postimi në Twitter se po heton rastin e të shtënave me armë zjarri në veri të Kosovës në afërsi të një patrulle të forcave të tij.

"KFOR-i po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të një patrulle të KFOR-NATO. Në incident janë përfshirë persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut.

Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve. Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën," thuhet në deklaratë.