E ardhmja në pikëpyetje, talenti i Milan është lojtari më i shtrenjtë i Serie A

Rafael Leao ende nuk ka vendosur për të ardhmen, pasi rinovimi me Milan për momentin mbetet në pikëpyetje.

Gjithsesi, portugezi është lojtari me vlerën më të lart të kartonit në Itali pasi ai vlerësohet rreth 90.09 milionë euro, me një rritje prej 5.07 milionë krahasuar me muajin shtator. 

Pas portugezit janë dy lojtarët e Inter-it Nicolo Barella (83.1 milionë euro) dhe Lautaro Martinez (81.5 milionë euro).

Në vendin e katërt ndodhet sulmuesi i Napoli-t, Victor Osimhen (80 milionë euro) dhe në vendin e pestë është një tjetër lojtar i Milan,  Theo Hernandez (79 milionë euro).