Covid-19/ Kina njofton datën e pezullimit të karantinës për udhëtarët që vinë në vend

Kina ka njoftuar se karantinimi i detyruar do të jetë për udhëtarët që mbërrijnë në vend deri më datë 8 janar. Pas kësaj datë, karantinimi nuk do ekzistojë më, kjo pasi Kina e braktisi politikën e saj zero Covid.

Që nga marsi i vitit 2020, të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në Kinë duhet t’i nënshtrohen karantinës së centralizuar të detyrueshme, por kohëzgjatja e kohës është zvogëluar në mënyrë progresive, nga tre javë fillimisht në vetëm pesë ditë aktualisht.

Ndërkohë, në Kinë ka shpërthyer sërish virusi dhe është rritur numri i rasteve pozitive me covid-19. Sipas mediave të huaja, është shumë e vështirë të përcaktosh një numër të saktë të personave të infektuar me Covid-19, kjo pasi Kina ka zbehur së tepërmi kontrollet, madje edhe pikat e kontrollit. Sipas raportimeve të mediave të huaja si BBC news apo CNN, numri i personave të infektuar është shumë herë më i lartë nga numri që deklaron Kina, madje edhe rastet e vdekjes.

Pothuajse 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit, kjo sipas vlerësimit të brendshëm nga raportimet e Kinës.

Kjo shifër përbën afërsisht 18% të 1.4 miliardë njerëzve të Kinës dhe do të përfaqësonte shpërthimin më të madh të Covid-19 deri më sot në nivel global.

Zyrtarisht, Kina ka raportuar vetëm tetë vdekje nga Covid këtë muaj, një shifër jashtëzakonisht e ulët duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të virusit dhe normat relativisht të ulëta të përforcimit të vaksinave tek të moshuarit.