Berisha: Mbiprodhimi, qeveria të subvencionojë fermerët për vajin e ullirit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook ku kërkon që qeveria duhet të subvencionojë vajin e ullirit.

Kryedemokratik Berisha shkruan se ky vit, mund të quhet 'viti i ullirit', dhe se dënon me forën më të madhe këtë qëndrim të papërgjegjshëm dhe korruptiv të Edi Rameës dhe qeverisë së tij, ndaj qindra mijëra fermerëve shqiptar që sot falimentojnë për shkak të këtij qëndrimi pavarësisht nga prodhimi i bollshëm i ullirit këtë vit.

Statusi i plotë i Berishës: 

Qeveria te subvencionoje vajin e ullirit!

Miq, ky vit ne rrafshin e prodhimit bujqesor mund te konsiderohet viti i ullirit.

Ne vitet 2006-2013 si rezultat i subvencionimt te mbjelljes se ullinjve me rreth 2500- 3000 rrenje per hektar, numri i pergjithshem i ullinjve u rrit me 2.7 here nga 4.2 milione qe ishte trashegimia shekullore ne 11.2 milione ullinj te mbjelle. Te gjitha keto sot jane ne prodhim te plote, gje qe ka shumfishuar brenda nje kohe te shkurter prodhimin e vajit te ullirit. Perveç ketyre viti qe leme pas ishte nje vit i mbare per ullirin. 

Por ne Shqiperi njelloj si ne nje regjim kolonjal kjo miresi dhe pasuri e fermereve tane po kthehet ne mallkim per ata, ne stoqe vaji pa vlere ne shtepite e tyre. Kjo sepse ne Shqiperi nuk ka treg per konsumin e ketij prodhimi te madh te vajit te ullirit pasi ai ne shumicen e zonave te vendit ne teresi perdoret per sallata dhe jo per gatim dhe qeveria mbane indiference absolute dhe nuk jep asnji qindarke subvencion per kete prodhim.

Ajo e korruptuar dhe e paguar nga kompanite e importit te vajit te lulediellit nuk ka shpenzuar asnje qindarke per promovimin e vlerave te larta ushqyese e te pakrahasueshme te vaijt te ullirit edhe ne gatime. Perveç ketyre ajo nuk tregon asnjë interes per te siguruar trege jashte vendi.

Denoj me forcen me te madhe kete qendrim te papergjegjshem dhe korruptiv te Edi Rames dhe qeverise se tij ndaj qindra mijera fermereve shqiptar qe sot falimentojne per shkak te ketij qendrimi pavaresisht nga prodhimi i bollshem i ulirit kete vit.

Gjithashtu konsideroj te domosdoshme nje nderhyrje urgjente per subvencionim te te gjithe prodhimit te vaijt te ullirit per liter fermereve per te kompensuar humbjet e tyre dhe per te stimuluar perdorimin e gjere te vajit te ullirit per gatim ne te gjithe Shqiperine si dhe eksportin e tij ne rajon dhe ne bote. sb