EMRI/ Tjetër drejtor i dhunuar në Lezhë

Pas drejtorit të OSHEE-së, sot është dhunuar një tjetër zyrtar i lartë në Bashkinë e Lezhës.

Burime nga policia thanë se drejtori tjetër që është dhunuar nga disa persona në Lezhë është ai postës.

Pre e dhunës në lagjen ‘Gurra’ të Lezhës, ka rënë drejtori i Postës, Pjerin Çuku.

Policia po heton në lidhje me shkaqet e kësaj dhune të ushtruar ndaj tij.

Ndërkaq Çuku është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë pas dhunës së ushtruar ndaj tij.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen "Gurra", Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.