Dita e tretë e grevës së invalidëve në Elbasan, gazetari i Syri Tv: S’ka asnjë ambulancë, janë në gjendje të rëndë

Greva e paraplegjikëve në Elbasan ka hyrë në ditën e tretë. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe rëndohet. Familjarët kërkojnë të rikthehet paketa higjeno-sanitare prej 1 mijë e 600 lekë.

Gazetari i Syri Tv, Migen Sejdini, i cili ndodhet pranë grevistëve në Elbasan, bën me dije se asnjë autoambulancë nuk ka shkuar pranë grevistëve ndërsa shtoi se as patrulla policie nuk ka pasur.

"Grevistët, rreth 6 që janë, që kanë marrë këtë nismë, gjendja e tyre sot është e rënduar. Kemi marrë intervista, kanë probleme me frymëmarrjen, me diabetin, vetëm ujë mund të pinë dhe ilaçet e diabetit. Kanë sëmundje shoqëruese. S'ka patrullë policie dhe as ambulancë"-tha Sejdini.