Tensione në gadishullin korean/ Dronët e Kim Jong-un shkelin hapësirën ajrore mes vendeve

Koreja e Jugut vuri në gatishmëri aeroplanët luftarakë dhe helikopterët sulmues duke gjuajtur të shtëna paralajmëruese pasi dronët e Koresë së Veriut shkelën hapësirën e saj ajrore, thanë autoritetet ushtarake.

Dronët u gjurmuan teksa po udhëtonin nga Koreja e Veriut mbi atë që njihet si vija e demarkacionit ushtarak midis dy vendeve pasi i zbuloi ato në qiellin e qytetit perëndimor të Gimpo rreth orës 10:25 tha ushtria.

Ndërsa po përpiqej të largonte dronët, një aeroplan sulmues i Koresë së Jugut u rrëzua menjëherë pasi u largua nga baza e tij Wonju në lindje të vendit, tha një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes.

Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha më herët se fluturimet që niseshin nga aeroportet e saj Incheon dhe Gimpo u pezulluan pas një kërkese nga ushtria.

Pezullimi filloi në orën 13:08 dhe zgjati për rreth një orë përpara se nisjet e fluturimeve të rifillonin rreth orës 14:10, tha një zyrtar i ministrisë për Reuters.