'Kërcënimet vijnë nga jashtë vendit', alarm për bombë në shkollën shqiptare në Tetovë

Një tjetër alarm për bombë është dhënë në një shkollë të Tetovës gjatë ditës së sotme.

Alarmi është dhënë në shkollën ‘Liria’, nga ku nxënësit janë evakuuar me shpejtësi pas informacioneve të marra nga autoritetet përkatëse.

Më herët, alarme të tilla për bombë ka patur edhe në shkollat e mesme dhe fillore në Shkup, Gjevgjeli dhe Kavadar. Nga ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, është bërë me dije se kërcënimet me bombë janë duke u hetuar.

Por deri më tani, pavarësisht alarmeve të shpeshta të raportuara, ende nuk janë gjetur autorët përgjegjës pasi kërcënimet vijnë nga jashtë vendit.