Dhunoi të atin dhe e kanosi me thikë, arrestohet 22 vjeçari në Delvinë

Specilaistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delevinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Nga specilaistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delevinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë.

Nga specialistët për Qarkullimin Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mototmjetin, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë, ka aksidentuar shtetasen V. L., 64 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.