VIDEO/ Pamje nga kontrolli te banesa e Ervis Martinajt, zbardhen detaje

SYRI TV ka siguruar pamje gjatë aksionit të RENEA-s dhe FNSH tek banesa e Ervis Martinajt, në Fushë Kuqe.

Burime nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se kontrollet në Fushë Kuqe janë me vendim gjykate në kuadër të hetimeve për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë zonë, përfshirë edhe zhdukjen e Ervis Martinajt që prej datës 8 gusht 2022.

Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, janë kontrolluar edhe banesa dhe ambiente të tjera, përfshirë të njohur dhe familjarë të tij.

Dosja vijon të hetohet nga Prokuroria e Kurbinit, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se nuk pritet t'i kalojë SPAK për hetim, të paktën për momentin.

Kontrollet e FNSH kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.