Vendimi i talebanëve për të ndaluar vajzat dhe gratë të ndjekin mësimin në shkolla ​​dhe universitete, ka nxitur kritika të forta ndërkombëtare.

Ministri i Arsimit i talebanëve, tha se ndalimi i shkollimit universitar të grave ishte vendosur për faktin se studentet nuk respektonin kodet strikte të veshjes, ndiqnin leksionet pa të afërm meshkuj dhe përziheshin me studentë.

Gratë dhe vajzat janë përjashtuar kryesisht nga jeta publike, që kur talebanët morën pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Fearless girls out protesting today in Herat city and chanting — “Education is our human right.”

It’s worth knowing that these girls are putting their lives at risk by even stepping out of their house. But Afghanistan’s women won’t be silenced.pic.twitter.com/AZkLLWfKWo

— Shabnam Nasimi (@NasimiShabnam) December 24, 2022

Të shtunën, Ministria e Ekonomisë urdhëroi të gjitha organizatat joqeveritare vendore dhe të huaja, që t’i ndalojnë punonjëset e tyre femra të vijnë në punë, që është një shembull tjetër i shtypjes së lirive të grave në atë vend.

Punonjëset nuk lejohen të punojnë deri në njoftimin e dytë, për shkak se disa prej tyre nuk respektuan rregullat e qeverisë në lidhje me mbajtjen e hixhabit, një shami që mbulon flokët dhe qafën, të cilën gratë duhet ta mbajnë në publik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha të shtunën se ishte “thellësisht i shqetësuar” se ndalimi i talebanëve për gratë që të bëjnë punë humanitare në Afganistan, do të rrezikonte ndihmën jetike që shpëton miliona jetë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/25/auto_1-166-780x4391671961281.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Dolën në rrugë për të kërkuar të drejtën për shkollim, talebanët shpërndajnë protestueset me topa uji

Dhjetëra vajza dhe gra, kryesisht studente, dolën në rrugët e qytetit perëndimor afgan të Heratit të dielën, për të protestuar kundër ndalimit të qeverisë talebane për arsimimin e grave.

Protestueset, të ndara në grupe më të vogla, bërtitën “arsimimi është e drejta jonë”, dhe u mblodhën para zyrës së guvernatorit të provincës, tha një nga pjesëmarrëset e protestës për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.

Forcat talebane u përpoqën t’i shpërndanin me topa uji dhe shkopinj, tha një tjetër protestues.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një kamion të zjarrfikësve duke i ‘larë’ protestueset me ujë, i cili duket se është përzier me disa kimikate.