Vasili: Rama po sillet si tradhtar, presidenti s'ka dhënë autorizim për negocimin e kufirit detar me Greqinë

I ftuar në Edicionin e Pasdites me gazetaren, Eneida Ndoci ishte Nënkryetari dhe deputeti i PL, Petrit Vasili i cili foli për çështjen e kufirit detar që Edi Rama po negocion me palën greke.

Vasili është shprehur se jemi në nivelit të konsumit të tradhtisë kombëtare pasi autorizimin që të negociohet me kufirin e vendit e ka vetëm presidenti dhe në dijeninë tonë, Ilir Meta sa ishte në krye të shtetit, nuk ka dhënë asnjë vendim të tillë

Fjala e Vasilit:

"Shqetësimi për kufirin detar është një shqetësim i nivelit kombëtar, që çdo veprim për këtë gjë e ka përcaktuar kushtetuta e vendit. Ajo përcakton se asnjë person nuk ka plotfuqishmërinë për t vendosur për këtë çështje. Për të filluar të negociohet për një problem të tillë në të gjitha rastet të drejtën për të filluar këtë procedurë është Presidenti i Republikës, ku përcaktohet qartë objekti, arsyeja se kush janë njerëzit që negociojnë dhe të cilët përcaktojnë qartë se për cilat do të negociohet.

Nuk ka asnjë të drejtë kryeministri i vendit që të merret me këtë çështje dhe ne këtu jemi në kufinjt e mashtrimit sepse të gjithë shqiptarët e dinë që presidenti Ilir Meta i dha plotfuqishmërinë për të negociuar në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili hodhi poshtë një marrëveshje e nënshkruar nga një qeveri e mëparshme dhe vendosi piketa e negocimit.

Të gjitha këto janë deklarime, sepse presidenti Meta është shprehur se kurrë nuk është arritur një marrëveshje sepse pala greke nuk pranoi të njihte vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ishte një vendim i pakapërcyeshëm, dhe për çfarë negocimet mbetën pezull, por ajo që mbajmë mend ishte që me demek Rama kishte bërë një projekt marrëveshje që do të nënshkruhej në rastin e pashkëve.

Por papritmas çdo gjë ra në heshtje, dhe presidenti pohoj se nuk kishte asnjë informacion se çfarë po bënte grupi negociator, a kishte një marrëveshje, ose të informonte presidentin që nuk kemi marrëveshje dhe grupi ta humbte plotfuqishmërinë ashtu si e përcakton marrëveshje. Papritmas në dëgjojmë se kryeministri paska rënë dakort të heqë dorë nga negocimi dhe paska rënë dakort me palën greke që palët të shkojnë në Hagë. Problemi qëndron se kush ja dha këtë të drejtë kryeministrit që të marrë vendime të tilla pasi nuk ka pasur plotfuqishmërinë për vendime të tilla nga presidenti, gjë që ja siguron GJK.

Këtu jemi në një shkelje shumë të rëndë, në rrafshin e tradhëtisë kombëtare lidhur me kushtetutën sepse kryeministri nuk e ka marrë asnjëherë plotfuqishmërinë për të negociuar pa sjellë më parë dështimin e negociatave dhe të anulohej plotfuqishmëria e dhënë nga presidneti për atë grup dhe të caktonte një grup tjetër.

Ne kemi dëgjuar gëzimin shumë të madh nga mediat greke për marrëveshjen me Ramën për këtë problem, dhe sa herë ne të dëgjojmë këtë problem duhet të jemi të sigurt se Rama është vetëm një tradhëtar.

Ai i është qarë grekëve se Meta nuk i jep autorizim dhe ai është pengesa dhe duhet të presim largimin e  tij që të marrim një autorizim sepse nuk do hasim asnjë problem dhe sot dëgjojmë deklaratën e Mitsotakis se jemi në një rrugë të mbarë për këto çështje. Ne jemi në një terr të madh informimi sa i përket këtij problemi madhor që e për cakton kushtetuta të gjithën rrugën e duhur dhe ligjore, ku dhe cakton se asnjëherë nuk i jep plotfuqishmërinë një personi sepse ekziston mundësia e korruptimit, këtu qëndron dhe akuza se ai po kryen një tradhëti të madhe."